Shkolla e Mireshit sërish me rekord të ri të garave të Kimisë
Gjilan – Megjithëse në këtë vit garat u organizuan që në fillim të vitit të ri shkollor 2015/2016, as kjo nuk e pengoi arsimtarin e lëndës së kimisë në shkollën “Nazim Hikmet” në fshatin Dobërçan, Ilir Kastratin, që edhe kësaj radhe të triumfojë dhe ta ruaj rekordin e tij për të katërtin vit me radhë, duke marrë sërish tri vendet e para në këto gara të cilat organizohen nga kolegji turk “Mehmet Akif”, në nivel të Republikës së Kosovës.
Falë punës së palodhshme të arsimtarit, përkrahjen e pakursyer të drejtorit të shkollës z.Fadil Shabani dhe vullnetin e madh të nxënësve pjesëmarrës, sërish u arritën këto rezultate, të cilat e shtojnë edhe më tej krenarinë e shkollës sonë.
Këto rezultate ishin sukses i punës intensive të arsimtarit dhe të nxënësve që nga fillimi i vitit të ri shkollor 2015/2016, me të vetmin qëllim që të ruhet rekordi i tri viteve të kaluara. Në këtë vit, u shënua fitorja e katërt me radhë, ku nxënësit e kësaj shkolle kanë zënë tri vendet e para shprehet Rexhep Arifi arsimtar në këtë shkollë.
Në konkurrencën e klasëve të VIII-ta, vendin e parë e zuri Aurora Kqiku, ndërsa nxënësja Dafina Abdyli radhitet e treta në listë, mirëpo me pikë të barabarta me vendin e dytë.
Ndërsa në konkurrencën e klasëve të IX-ta, e para në listë radhitet nxënësja Lorita Rahimi.
Këto gara, në të cilat marrin pjesë vazhdimisht rreth dymijë nxënës, organizohen nga kolegji turk “Mehmet Akif” në bashkëpunim me MASHT-in./rajonipress/


