UBT

Shkolla e mesme e Mjekësisë në Gjilan, një profil që po kërkohet nga shumë të rinj nga Anamorava

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Shkolla e Mesme e Mjekësisë në UBT në Gjilan ndihmon në përgatitjen e të rinjve për t’u bërë infermierë të suksesshëm dhe për të përgatitur për të mbuluar detyrat dhe sfidat e këtij profesioni të rëndësishëm. Nxënësja Menora Morina ka përzgjedhur drejtimin e Infermierisë dhe thotë se i ka pëlqyer ky drejtim dhe vet UBT si një institucion ku çmohet dija dhe angazhimi i secilit.

Me hapjen e shkollës së mesme të Mjekësisë në Gjilan nga UBT-ja janë krijuar të gjitha kushtet që nxënësit e mirë dhe ata që e duan dijen profesionale të jenë më afër zgjedhjes së profesionit të tyre.

Rektori i UBT-së Edmond Hajrizi thotë se hapja e shkollës së Mjekësisë në Gjilan është parë si një mundësi e mirë për të gjithë ata të rinj e të reja të rajonit të Anamoravës që të sistemohen në drejtimet përkatëse, ku ata kanë dëshirë.

“Ne vërtet kemi menduar se Anamorava dhe Kosova Lindore kanë potenciale dhe kuadro të rinjsh që duan të përfitojnë njohuri bazike dhe të vlerësuara edhe ndërkombëtarisht në drejtimet e mjekësisë, që në këtë rast kemi angazhuar edhe kuadrin e përgatitur dhe të avancuar. Kemi investuar me të vetmin qëllim që kampionët e Anamoravës të dinë ku të orientohen dhe në cilat drejtime ta shfaqin talentin dhe zgjuarsinë e tyre” tha Hajrizi për rajonipress.

Edhe, Fadil Osmani koordinator i UBT-së në Gjilan mendon se me hapjen e drejtimeve mjekësore Gjilani po përfiton shumë sepse nxënësit e së ardhmes po bëjnë invazion që t`i bashkohen anijes gjigante, që vetëm suksese ka treguar në botë e që quhet UBT tha Osmani.

Në mesin e nxënësve që ka vendosur dhe përzgjedhur njërin nga drejtimet mjekësore është edhe Menora Morina e cila është përcaktuar në drejtimin e Infermierisë.

Menora Morina, ish nxënëse e shkollës “Thimi Mitko” në Gjilan tani pjesë e shkollës së Mesme të Mjekësisë në UBT në Gjilan thotë se e ka përzgjedhur drejtimin dhe institucionin e dijes e të vlerave sepse mundësitë për avancime janë të arta.

RCCOLA

“Unë i përcjell rrjetet sociale, i shoh dhe i lexojë të arriturat e përditshme që po arrijnë stafi akademik i UBT dhe presidenti i saj Edmond Hajrizi dhe pa asnjë hezitim kam vendosur që të jem pjesë e shkollës së mesme mjekësore në UBT në Gjilan” shprehet ajo.

Ndryshe Shkolla e Mesme e Mjekësisë UBT në Gjilan ka dy drejtimet:

  • Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë;
  • Teknik i Laboratorit Mjekësor.

Konkursi është i hapur deri më datë 31 gusht 2023 !
Për më shumë informata kontaktoni:
Shkollës së Mesme të Mjekësisë UBT, në Gjilan, rruga “Idriz Seferi”

map : https://goo.gl/maps/8ffSwyC9qU8pFzEt5

Tel : +383 44 187 181
E-mail : [email protected]

Inkurajojmë të gjithë të interesuarit nga Komunat e Regjionit të Gjilanit (Gjilan, Viti, Novo Bërdë dhe Kamenicë) si Kosovës Lindore (Preshevë dhe Bujanoc) po ashtu dhe Maqedonisë së Veriut (Likovë e Kumanovë) që të shfrytëzojnë këtë mundësi.

Ju mirëpresim!