Fundamenti

Shkolla e Futbollit “Yjet 06” ardhmëri për dashamirët e futbollit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Dy ish-futbollistët e SC Gjilanit, tani trajner të licencuar nga UEFA, Premton Muja e Fidan Qarolli, të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në kategoritë e reja në SC Gjilan, tani e disa ditë kanë ndarë rrugët me këtë klub duke hapur Shkollën e Futbollit “Yjet06”, ku pritet nga këta dy trajner të kenë rezultate kulminante me fëmijët duke filluar nga mosha 8 deri në 16 vjeçar.

Dy trajnerët, Muja e Qarolli, janë Mr,Sc. të Kulturës Fizike, duke pasur një bagazh edhe si futbollist por edhe si trajner. Për këta dy trajner tani më të dëshmuar, tani po fillon një epokë e re me kategori të reja në Shkollën e Futbollit “Yjet06”, ku pritet të nxjerrin shumë talent të rinjë.

“Pas një kohe të gjatë si futbollist dhe si trajner në kategoritë e reja në SC Gjilani, për ne po fillon një kapitull i ri në karrierën tonë të futbollit. Ne këto kemi hapur Shkollën e Futbollit “Yjet06”, dhe kemi filluar regjistrimin e futbollistëve ku jemi shumë të kënaqur dhe të nderuar që me të madhe po na bashkëngjiten futbollistët të cilët pritet të zhvillojnë karrierë futbollistike. Ne do të angazhohemi maksimalisht dhe do të japim gjithë dijen tonë për të mirën e futbollistëve t’ju mësojmë ABC e futbollit, dhe për këtë nuk dyshojmë në asnjë moment pasiqë kemi përvojë të gjatë si futbollist e si trajner. Ne do të jemi ata që çdo futbollist të ndihet krenar që është pjesë e Shkollës së Futbollit ‘Yjet06’”, kanë bërë të ditur dy trajnerët, Premton Muja e Fidan Qarolli. Gjithë ky aktivitet i kësaj shkolle do të zhvillohet në fushën “AS” tek Rruga e Malishevës, e cila i përmbushë të gjitha kushtet për futbollistët.

Uji Dea

“Ky do të jetë viti i parë dhe do të organizohemi në mënyrë profesionale. Do të përzgjedhim vetëm futbollist me talent me të cilët do të punojmë sipas rregullave të UEFA-së, ku do ti ndajmë futbollistët sipas moshave dhe në vitin e ardhshëm do të jemi në gara ku nuk dyshojmë në asnjë moment se do të jemi befasia më e këndshme dhe do të jemi shembull se si duhet udhëhequr një shkollë të futbollit”, theksojnë trajnerët. Të gjithë të interesuarit të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e kësaj Shkolle të Futbollit, dy trajnerët Muja e Qarolli i mirëpresin, duke premtuar se do të ketë disiplinë, punë, kualitet e siguri.

Ndërsa, të interesuarit munden të lajmërohen tek dy trajnerët në këta numra – 044 322 494 dhe 044 577 844.