United Hospital

Shkolla e futbollit “GS Gjilan” përfiton një donacion

/ 4 minuta lexim
HW

Gjilan – Të pranishëm në kuadër të këtij organizmi ishin Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi; zv.Ministri për Kulturë Rini dhe Sport, Qazim Rrahmani; prokurori i Prokurorisë Themelore Gjilan Arben Ismajli; Komandanti i Stacionit Policorë në Gjilan, Major Remzi Azemi, Kryetari Gjykatës Themelore Gjilan Afrim Shala; Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Muharrem Sahiti; Anëtari i Federatës së Futbollit të Kosovës Bekmi Rexhepi, e shumë të ftuar të tjerë.

Në këtë organizim u bë shpërndarja e seteve sportive për nxënësit e kësaj shkolle nga donatori Inter Plast – Trocal.

Donacionin e vlerësoi si shumë të nevojshëm Halil Halili trajner në këtë shkollë, i cili veç tjerash tregoi për arritjet e kuadrove të dala nga kjo shkollë.

Po ashtu, edhe Shpend Terziu, kryetar i këshillit të prindërve të shkollës së futbollit “GS Gjilani”, u shpreh i kënaqur me përfitimin e këtij donacioni, që sipas tij do të jetë motivim që fëmijët të punojnë edhe më shumë në të ardhmen.

Ndërkaq gjatë një fjale rasti Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, u shpreh i nderuar që ishte pjesë e këtij organizmi, dhe i vlerësoi si shumë frytdhënëse donacionet e tilla.

Eco Higjiena

Sipas Minxhozit fëmijët janë ata të cilët kanë më së shumti nevojë për mbështetje institucionale në mënyrë që të rriten me kujdesin që atyre u takon.

Përveç kësaj në këtë organizim Minxhozi premtoi se në një të ardhme së bashku me Federatën e Futbollit të Kosovës do të bëhet organizimi i një kampionati mbarë kombëtarë. “Këtu në Gjilan, do të vijnë të luajnë nga çdo trevë shqiptare, këtë premtim po ua jap këtu sot juve dhe do të punojmë për të”, u shpreh veç tjerash Minxhozi.

Po ashtu fjalën e morri edhe zv.Ministri për Kulturë Rini dhe Sport Qazim Rrahmani, i cili vlerësoi lart donacionin në fjalë dhe potencoi se gjeneratat e reja janë pasqyrë e jona e cila reflekton punën e shoqërisë dhe institucioneve të vendit tonë karshi zhvillimit të talentit të këtij brezi si dhe premtoi mbështetje nga ana e ministrisë.

Gjithashtu edhe trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Muharrem Sahiti u shpreh i privilegjuar me pjesëmarrjen në këtë organizim dhe çmoi lart punën e trajnerit të kësaj shkolle Halil Halili. Po ashtu premtoi edhe mbështetjen e FFK-së./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.