UBT

Shkolla e basketbollit “KB Drita” vatër e talenteve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Shkolla e basketbollit KB Drita nën udhëheqjen e ish basketbollistit të dikurshëm, Agron Kurtalani, është bërë “fole” e basketbollisteve të reja.

Tani e një kohë të gjatë trajneri i basketbollit, Agron Kurtalani, me punën të cilën po e bën po dëshmon se është një pedagog i cilësisë së lart.

Në shkollën e basketbollit, KB Drita, për çdo dit edhe pse në këto temperatura tropikale mbi 50 basketbolliste të reja ushtrojnë në Palestrën Sportive “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan.

“Jam shumë i nderuar që punoj me këtë kategori të vajzave, ne në asnjë moment nuk e kemi ndalur punën tonë me ushtrime dhe një falënderim të posaçëm kanë edhe basketbollistet njashtu edhe prindërit e tyre që kanë besim të madh në punën time”, shprehet trajneri Agron Kurtalani.

Mobi Casa

Kurtalani thekson se 50 vajza që nga mosha 9-15 vjeçare do të jenë një ardhmëri e basketbollit.

“Këto vajza kanë një talent të jashtëzakonshëm, edhe pse punohet në kushte shumë të vështira nuk ka dyshim se këto janë ardhmëria jo vetëm e skuadrës së Dritës por e tërë basketbollit Kosovar, me talentin e tyre këto vajza shumë shpejt do të kyçen në skuadrën e parë dhe lirisht mund të them se basketbolli i femrave në Gjilan ka një ardhmëri të mirë në një kohë shumë të afërm”, ka bërë të ditur trajneri Kurtalani.

Është mirë që dhe mase e nevojshme kjo Shkollë e basketbollit dhe këto talente të ndihmohen që nesër të ndihemi krenar me rezultatet e tyre./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.