UBT

Shkolla Bafti Haxhiu shënoi ditën e saj

/ 2 minuta lexim
HW

Viti – Me rastin e Ditës së shkollës dhe 17 vjetorit të rënies së dëshmorit “Bafti Haxhiu”, në Shtëpinë e Kulturës në Viti është mbajtur sot një tubim përmes së cilit është manifestuar për rezultatet e shkollës dhe njëherit është përkujtuar jeta dhe vepra e dëshmorit.

Manifestimin e hapi drejtori i shkollës Mustafë Aliu, i cili para të pranishmëve ka paraqitur një historik të shkurtër të shkollës që udhëheq ai, duke përmendur të arriturat dhe rezultatet e nxënësve të kësaj shkolle.

Kurse fjalën e rastit e mbajti zv. kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu i cili ndër të tjerash ka theksuar se nxënësit e shkollës “Bafti Haxhiu” me përkushtimin për mësimnxënie dhe me suksese e rezultate të mira, duke hapëruar drejt dijes dhe shtigjeve të diturisë, si dhe personeli i shkollës me angazhim për punë me nxënës, janë nderi dhe respekti më i madh që i bëjnë dëshmorit që po e përkujtojmë sot.

Mobi Casa

Biografinë e dëshmorit Bafti Haxhiu e lexoi nxënësja Vlera Hasani, kurse në emër të Organizatës së veteranëve të Luftës në Viti foli Abdyl Bajrami.

Të pranishmit i ka përshëndetur edhe ish komandanti i UCK-së në Zonën e Pashtrikut Ruzhdi Saramata, ndërkohë që në pjesën e dytë të manifestimit është shfaqur një program artistik nga nxënësit e shkollës “Bafti Haxhiu”.

Për të nderuar dëshmorët Bafti Haxhiu dhe Sali Zenuni, në orët e paradites janë bërë homazhe dhe janë vënë kurora lulesh tek varret e këtyre dëshmorëve në varrezat e dëshmorëve në Viti, ndërkohë që lule janë vendosur edhe tek busti i dëshmorit Bafti Haxhiu në oborrin e shkollës fillore “Bafti Haxhiu”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.