HW

Shkoj si refugjate në Kanada, tani është administratore në Gjykatën e Albertas

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Majlinda Mehmeti – Ukshini i kishte vetëm 11 vite kur së bashku me tërë familjen nga Bibaj e Ferizajit u largua nga Kosova pasi shpërtheu lufta. Tani ajo ka kryer Fakultetin e Shkencave Politike dhe Sociologjinë në Alberta të Kanadasë dhe aktualisht është administratore e shkallës së lartë në Gjykatën Provinciale të Albertas.

Majlinda Mehmeti – Ukshini nuk e ka menduar asnjëherë se fati i saj dhe i familjes së saj do ta gjejë në një moshë të re jashtë vendlindjes dhe jashtë moshatareve të saja. Lufta e Kosovës nuk e kurseu as atë dhe as familjen e saj.

I kishte vetëm 11 vite kur dhunshëm dhe nën përcjelle të armëve të ushtrisë e policisë serbe detyrohet ta braktisë Kosovën bashkë me prindërit. Në tërë këtë fatkeqësi ajo pas shumë peripecive arrin të shkojë në Kanada ku edhe sot jeton e punon.

HW

Majlinda edhe sot e ka të vështirë të kujtojë ato ditë frike e trishtimi. “Vërtet isha e re dhe kisha frikë të madhe. Është e vështirë për një fëmijë kur kërcënohesh nga ushtar e paramilitar serb të dehur. Por fati deshi që ne të largohemi nga Kosova për tu vendosur përfundimisht në Alberta të Kanadasë” rrëfen Majlinda.

Majlinda tani ka kryer fakultetin e shkencave politike dhe sociologjinë dhe aktualisht është administratore e shkallës së lartë në kontabilitetin e Gjykatës së Trafikut.

Majlinda thotë se tani është e lumtur që ka arritur të kryej me sukses ato që në jetë ka dashur. “Tani po vijë në Kosovë e relaksuar dhe krenare sepse unë e prezantojë Kosovën në shumë aktivitete të ndryshme. Kma zgjedhur një profesion që e dua shumë dhe më kryesorja tani kam mundësi që edhe vendin tim ta ndihmojë e përkrah përmes përvojës sime” shprehet Majlinda./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.