Shkodrani i pafat
Bilbao nxori në fund një barazim 1:1 me Valencian. Skuadra nga Mestalla, Valencia, e lëshoi nga duart një fitore të rëndësishme kundër Athletic Bilbaos.
Sfida e zhvilluar në San Mames përfundoi në barazim 1:1, me një gol të vonshëm të vendasve.
Rodrigo De Paul (61’) shënoi i pari për Valencian, por shifrat i barazoi një gol në minutën 90’ nga Aritz Aduriz.
Shkodran Mustafi luajti 90 minuta në këtë sfidë, teksa partneri i tij në mbrojtje, Nicolas Otamendi, u përjashtua me karton të kuq.
Valencia tani ka 62 pikë në pozitën e katërt në renditje, tre më pak se Atletico Madridi një pozitë më lartë.


