Shkodrani, i lumtur me golin e parë në La Ligë

Shkodran Mustafi është shprehur i lumtur me golin e shënuar kundër Elches. Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, ka mbetur i kënaqur me paraqitjen e tij në fitoren e fundit të Valencias kundër Elches.
Shkodrani shënoi golin e parë të Lakuriqëve në këtë sfidë, teksa për të ndihet i lumtur.
“Fitore e mrekullueshme ekipore. I lumtur që shënova golin e parë për Valencian”, shkroi në rrjetet sociale, Mustafi.