UBT

Shkodran Mustafi po e mendon transferimin në Bundesligë

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Qendërmbrojtësi i Arsenalit, shqiptari Shkodran Mustafi, ka pranuar se po e mendon transferimin në Bundesligë gjatë kësaj vere, kanë njoftuar mediumet gjermane.

26-vjeçari ka shtuar se ka kontakte me disa skuadra që e kishin kërkuar edhe në vitin 2014, por nuk ka zbuluar emrat e tyre.

“Bundesligën tashmë e kam në mendje, pasi është shtëpia ime. Isha pranë transferimit në vitin 2014, por negociatat shkuan shumë ngadalë”, është shprehur Mustafi.

Hidromorava

Ai ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2021 dhe është pjesë e ekipit prej vitit 2016. Këtë edicion ai ka 36 ndeshje në të gjitha garat dhe ka shënuar tre gola në Premier League.

Mustafi edhe pse ka dalë nga akademia e Hamburgut, asnjëherë nuk ka luajtur në Bundesligë.

Në vitin 2009 iu bashkua të rinjve të Evertonit për të vazhduar karrierën pastaj te Sampdoria e Valencia.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.