Fundamenti

Shkodran Mustafi: Nuk kam nevojë të tregoj se çfarë cilësish ka Mesut Ozil

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Arsenal ka shënuar fitore në kuadër të Ligës Premier, duke e ngritur në shtatë numrin e triumfeve rresht.

Gunners para shikuesve të vetë triumfuan kundër Leicester Cityt me rezultat 3-1.

Pjesë e ndeshjes ishin edhe mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi si dhe mesfushori turk, Mesut Ozil, i cili ishte edhe realizator i golit të barazimit.

Pas takimit, Mustafi ka lavdëruar shokun e skuadrës, Ozilin duke thënë se nuk po e befason loja e mirë e tij pasi që dihen kualitetet e mesfushorit.

Mobi Casa

“Nuk duhet t’ju them se është një lojtar i mirë. Këtë e ka dëshmuar gjatë viteve të fundit dhe kur i jepet mundësia për të luajtur në pozitën e preferuar pas sulmuesit, ai është i aftë të bëjë diçka mrekulli. Ai tregoi se mund të na ndihmojë të shënojmë gola dhe të na bëjë të dukemi shumë të rrezikshëm përpara kundërshtarëve”, tha mbrojtësi.

Gjatë 90 minutave të plota u paraqit edhe shqiptari tjetër Granit Xhaka, i cili pas zëvendësimit të Ozilit mori edhe shiritin e kapitenit.

Ndryshe, Arsenali zë pozitën e katërt të renditjes tabelore me 21 pikë, dy më pak se liderët Liverpool dhe Manchester City. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.