Fundamenti

Shkodran Mustafi: Messi gjeni i paparashikueshëm, Ronaldo sulmues zone

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Mbrojtësi shqiptar i Gjermanisë dhe Arsenalit, Shkodran Mustafi, ka folur për Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon në një intervistë për të përditshmen gjermane “Bild”.

Mustafi ka thënë se Lionel Messi është kundërshtari më i fortë me të cilin është përballur gjatë karrierës së tij, transmeton Gazeta Express.

Messi ka qenë në formë të shkëlqyer edhe këtë sezon, duke i shënuar 45 gola dhe dhuruar 18 asiste në 54 paraqitje për Barcelonën në të gjitha garat.

Qendërmbrojtësi shqiptar i Arsenalit beson se Messi mund ta kalojë çdo mbrojtje me të cilën përballet.

ARKATANA

“Lionel Messi është kundërshtari më i vështirë me të cilin jam përballur”, ka thënë Mustafi për Bild.

“Kam luajtur tri herë kundër tij sa isha në Valencia. Messin nuk mund ta parashikosh; është i vogël dhe shumë i shpejtë, si dhe e ndërron drejtimin shumë shpesh. Të jesh i sigurt se kur vrapon drejt tre kundërshtarëve, do t’i kalojë të tre”, ka shpjeguar ai.

Mustafi ka luajtur edhe kundër Cristiano Ronaldos, po ashtu, por insiston se Messi është më i mirë.

“Ronaldo është më shumë sulmues brenda zonës”, shpjegoi ai. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.