Mobi Casa

Shkodran Mustafi: Fatkeqësisht, nesër nuk do të mund të luaj

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Arsenal nesër do të zhvillojë ndeshjen e tetë në kuadër të sezonit të ri të Ligës Premier.

Gunnersat do të jenë mysafirë të skuadrës së Watfordit, e cila zë pozitën e tetë në ligën elitare angleze.

Por, londinezët nuk do ta kenë në dispozicion qendër mbrojtësin shqiptar, Shkodran Mustafin.

Ky i fundit ka konfirmuar se ka pësuar një lëndim dhe se nuk do të mund të jetë nesër në fushën e blertë.

United Hospital

“Gunners, për fat të keq jam i detyruar të marrë një pushim për shkak të një lëndimi të kofshës. Unë tashmë po shikoj përpara dhe do të jap më të mirën që të kthehem sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka shkruar Mustafi në llogarinë personale në Instagram.

Kujtojmë se është lënduar gjatë kohës me kombëtaren gjermane dhe pritet të mungojë deri në gjashtë javë.

Ndryshe, 25-vjeçari deri më tani është paraqitur në 31 ndeshje për Arsenali, ku ka realizuar dy gola. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.