Shkodran Mustafi e ‘godet’ tifozin e Arsenalit i cili u tall me të

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Shkodran Mustafi e ka ‘goditur’ një tifoz të Arsenalit i cili ka pohuar se Arsenali ka mbajtur portën e paprekur në dy ndeshjet e fundit.

Qendër-mbrojtësi gjerman nuk është njëri prej lojtarëve më të dashur nga tifozët e Arsenalit pas paraqitjeve të dobëta në edicionet e kaluara, shkruan Zëri.info.

Këtë edicion, ai e ka humbur vendin e titullarit pasi trajneri Unai Emery preferon dyshen David Luiz – Sokratis.

Mustafi është paraqitur në dy ndeshje këtë edicion për Arsenalin – një në Ligën e Evropës dhe një në Kupën Karabao – ku Arsenali nuk ka pranuar gol këtë edicion.

Hidromorava

Në lidhje me këtë, një tifoz i Arsenalit shkroi në “Twitter”: “E urrej ta them, por Mustafi ka luajtur në dy ndeshje, ku kemi mbajtur portën e paprekur”.

Në këtë postim, mbrojtësi nga Gostivari i është përgjigjur: “Më vjen keq që kemi mbajtur dy herë portën e paprekur”.

Fillimisht, Mustafi është paraqitur në fitoren 3:0 të Arsenalit ndaj Eintracht Frakfurtit në Ligën e Evropës.

Më pas, Mustafi ishte startues edhe në fitoren 5:0 të Arsenalit ndaj Nottingham Forestit në Kupën Karabao./Zëri.info