Uji Dea

Shkodra: Mos të përsëriten skenat e tmerrshme në shkollat e Gjilanit

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Partia Demokratike e Kosovës dega në Gjilan, kërkon nga Drejtoria Komunale e Arsimit dhe Policia e Kosovës që të ndërmarrë masat e menjëhershme që këto skena të tmerrshme të mos përsëriten më.

Partia Demokratike e Kosovës dega në Gjilan dënon ashpër rastin që ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në shkollën e mesme ekonomike “Marin Barleti” në Gjilan, me ç’rast një nxënës ka marrë plagë të rënda nga goditja me thikë, gjë që ky është një indikatorë shqetësues i rritjes së dhunës nëpër shkolla.

Partia Demokratike e Kosovës dega në Gjilan, kërkon nga Drejtoria Komunale e Arsimit dhe Policia e Kosovës që të ndërmarrë masat e menjëhershme që këto skena të tmerrshme të mos përsëriten më.

UBT

Jemi të shqetësuar për rastin në fjalë, sepse tregon qartë se në shkollat tona dhuna është në rritje thotë zëdhënësja Mimozë Shkodra.

Ne apelojmë që urgjentisht të mblidhet Komiteti i Arsimit, këshilli i prindërve që të merren me rastin në fjalë përfundon Shkodra./rajonipress/