Shkodra: Me këta kandidat PDK bindshëm i fiton zgjedhjet

Gjilan – Kandidatët tanë për deputet absolutisht janë kandidatët më serioz dhe më të dëshmuar në Gjilan dhe Anamoravë, gjë që sikurse edhe në të kaluarën do të vazhdojnë të punojnë me projekte konkrete për qytetarët e komunës tonë të mirë dhe do të kujdesen shumë që të mos të përjetojnë zhgënjimin sikurse që po ndodhë me qeverisjen aktuale tha Mimoza Shkodra.
Tashmë është çdo gjë zyrtare dhe dihet se PDK në Gjilan garon me kandidatët më serioz dhe më të dëshmuar në sferën shoqërore, publike dhe politike. Emrat zyrtarë tashmë dihen si: Ish- kryetari i Gjilanit Qemajl Mustafa, ish- deputeti Zenun Pajaziti, ish- Deputetja Salije Mustafa, Sabedin Kadriu dhe Florina Zymberi.
Mimoza Shkodra zëdhënëse e PDK-së tha se PDK e Gjilanit konsideron që do të dalë fituese në zgjedhjet e 8 qershorit sepse kemi dëshmuar që jemi subjekti më seriozë politik, me një lider serioz siç është ish- Kryeministri Hashim Thaçi.
“Kandidatët tanë për deputet absolutisht janë kandidatët më serioz dhe më të dëshmuar në Gjilan dhe Anamoravë, gjë që sikurse edhe në të kaluarën do të vazhdojnë të punojnë me projekte konkrete për qytetarët e komunës tonë të mirë dhe do të kujdesen shumë që të mos të përjetojnë zhgënjimin sikurse që po ndodhë me qeverisjen aktuale” tha Shkodra./rajonipress/