Eko Higjiena

Shkilet marrëveshja Thaçi- Mustafa

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Isa Mustafës për herë të dytë po i dështon marrëveshja me Kryeministrin Thaçi. Lideri i LDK’së kishte deklaruar se është marrë vesh për ndryshimet e nevojshme ligjore sa i përket zgjedhjeve deri në gjysmën e parë të këtij muaji. Por, kjo nuk ndodhi as sot pasi PDK kishte braktisur Kuvendin e Kosovës.

Kuvendi i Kosovës në mungesë kuorumi ka shtyrë seancën ku do të diskutohej për Ligjin për Zgjedhjet.

Kjo është shtyrja e parë, e cila do të ndikojë në shtyrjen e zgjedhjeve nacionale, për të cilat ishin marrë vesh Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi.

Në fakt, Thaçi dhe Mustafa ishin marrë vesh që Ligji për Zgjedhjet të votohej më së largu në gjysmën e muajit mars, ndërkohë, as dy javë më vonë nuk arriti të kaloi në Kuvendin e Kosovës, transmeton express.

ARKATANA

Kjo nuk është hera e parë që Isa Mustafës i dështojnë marrëveshjet me Hashim Thaçin.

Lideri i LDK’së me marrëveshjen që pati bërë me Kryetarin e PDK’së në prillin e vitit të kaluar kishte “detyruar” Qeverinë të përfundonte mandatin brenda tri vitesh.

Madje, Mustafa për një kohë të gjatë pati deklaruar se ka arritur sukses të madh pasi po ia shkurton mandatin Qeverisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.