ARKATANA

Shkëndije Mujaj për mediat serbe: Përveç të pasmeve kam edhe zë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Këngëtarja Shkëndije Mujaj në një intervistë për portalin serb Pravda, është prezantuar si një nga këngëtaret më të popullarizuara shqiptare.

Ky portal shkruan se Shkëndija, për shkak të këndimit dhe fotografive provokative është në qendër të vëmendjes edhe në Shqipëri edhe Maqedoni, ndërsa së voni është zbuluar edhe nga mediat serbe të cilët po e quajn “Stania Shqiptare”.

Ajo është e qeshur, argëtuese dhe mjaftë emotive ndërsa në intervistën ekskluzive zbulon detaje për origjinën, karrierëën dhe pikëpamjet për botën.

Intervista e Shkëndijës:

Pse pikërisht muzika?

– Ky është vetëm albumi i fundit. I dua të gjitha rrymat muzikore dhe këndoj në stile të ndryshme.

Ju jeni shqiptare që jeton në Zvicër dhe këndon në anglisht. Pse në anglisht?

– Kam udhëtuar shumë, dhe kam jetuar në Dubai për një kohë. Kam shumë fansa në vende të ndryshme, kështu që duhet që ata ta kuptojnë muzikën time…

Ku i mban koncertet?

– Në të kaluarën kam pasur shumë koncerte, më vonë jam ndalë për shkak të jetës private.

Cila është kënga jote më e mirë?

– Kënga më e mirë është “Tani është koha”, ka qenë në top lista të Francës dhe Zvicrës.

Spoti?

– “Ylberi i dashurisë”, i incizuar në Dubai.

Kur je larguar nga Kosova dhe për cfarë arsye?

ARKATANA

– Oh, kam qenë vetëm 11 vjecare. Familja ime është shpërngulur.

Shkoni ndonjëherë në Pejë?

– Shkoj, sidomos gjatë verës.

Do të ktheheshe këtu?

– Nuk besoj. Është monotone të jetosh në një vend, unë i dua ndryshimet.

Mediat serbat i kanë publikuar fotografitë tua duke menduar se je vetëm një starletë, ato ju kanë krahasuar me starletat tjera, sic është Stania. Mediat shqiptare të krahasojnë me Kim Kardashian. Si e sheh këtë?

-Hmm, duke shumë më mirë se të dyjat.(qesh. Përvec prapaniës kam edhe zë.

A do të kishit kënduar në Serbi?

– Më kanë ftuar më 2012 që të këndojë në Beograd…

A ke qenë?

– Po kam qenë. Kam shumë miq nga Beogradi, sikurse nga Cyrihu, Dubai dhe Oslo

Ke të dashur?

– Qeshet . Jo ende.

/Telegrafi/