ARKATANA

Shkëndije Haziri dhe Fitore Fuga, kandidate për “Miss Fribourg” të Zvicrës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Shkëndije Haziri dhe Fitore Fuga janë në garë për të fituar kurorën e bukurisë në spektaklin “Miss Fribourg” në Zvicër. Të dy bukuroshet shqiptare janë me origjinë nga Kosova.

Shkëndija është 22-vjeçare, jeton në Château-d’Oex, ndërsa Fitorja është 25-vjeçare, jeton në Bullen të Zvicrës dhe është e pasionuar pas kozmetikës. Fitorja dëshiron të avancohet në këtë fushë dhe në të ardhmen të hapë një sallon të bukurisë.

Të dy bukuroshet shqiptare ndihen të lumtura që janë pjesë e kësaj gare dhe kanë premtuar se do të japin maksimumin për të fituar kurorën e më të bukurës së këtij kantoni, raporton albinfo.ch.

Shkëndija është një femër e re, dinamike dhe shumë gazmore. Praktikon me kënaqësi disa sporte, si volejboll, futboll dhe karate.

KKVITI

Kohën e lirë të dy vajzat shqiptare kanë dëshirë ta kalojnë me familje, ndërkohë pëlqejnë shëtitjet jashtë vendit si dhe takimet me njerëz të kulturave dhe vendeve të ndryshme.

Finalja e këtij spektakli do të mbahet më 29 tetor, ndërsa pjesë e jurisë është Betim Morina, “Mister Zvicra Frankofone” si dhe përfaqësues i Zvicrës në “Mister World 2016”.

http://www.albinfo.ch/shkendije-haziri-dhe-fitore-fuga-kandidate-per-miss-fribourg-te-zvicres-foto/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.