Uji Dea

Shkencëtarja shqiptare po mahnit në Zvicër

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në punimin e saj shkencor ajo ka testuar nivelin e vetëbesimit dhe të sigurisë që kemi kur gjykojmë shprehjet emocionale në fytyrën e njerëzve të tjerë dhe ka zbuluar se cilat zona të trurit aktivizohen gjatë këtij procesi.

Punimi i një shkencëtareje të re shqiptare në fushën e neuroshkencës ka tërhequr vëmendjen e mediave më prestigjioze zvicerane.

Ishte pasioni i saj i madh për neuroshkencën dhe misteret e trurit që e çuan të studiojë dhe, më pas, të punojë si mjeke dhe kërkuese shkencore në Zvicër, kontributi i së cilës zë një vend të veçantë në këtë fushë të dijes njerëzore.

Indrit Bègue (Sinanaj), Doktore Shkencash në Neuroshkencë, është kërkuese postdoktorale në Departamentin e Psikiatrisë së Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Gjenevës dhe mjeke psikiatre në specializim në Departamentin e Shëndetit Mendor dhe Psikiatrisë në Spitalin Universitar të Gjenevës, shkruan “RTSH”.

Në punimin e saj shkencor, ajo ka testuar nivelin e vetëbesimit dhe të sigurisë që kemi kur gjykojmë shprehjet emocionale në fytyrën e njerëzve të tjerë dhe ka zbuluar se cilat zona të trurit aktivizohen gjatë këtij procesi, përcjell albinfo.ch.

Fundamenti

Shkencëtarët kryen një studim në 34 persona dhe konstatuan që vetëbesimi në njohjen e shprehive emocionale të fytyrës ishte më i madh se ç’duhej, ndërsa saktësia e njohjes së këtyre shprehive ishte më e ulët. Dr. Bègue provon se bindja në interpretimin tonë emocional rrjedh drejtpërdrejt nga përvojat e ruajtura në kujtesën tonë.

Studiuesja ka ekzaminuar zonat e trurit duke përftuar skanime nga pjesëmarrësit në studim përmes një rezonance magnetike funksionale dhe ka evidentuar aktivizimin e zonave të kujtesës autobiografike dhe kontekstuale.

Shkencëtarja shqiptare po mahnit në Zvicër