UBT

Shkencëtari shqiptar zbulon gjenin që shkakton parkinsonin

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Shkencëtari shqiptar nga qyteti i Durrësit, Edor Kabashi, ka zbuluar gjenin përgjegjës për sëmundjen e parkinsonit.

Kabashi, i cili jeton dhe punon në Kanada prej vitesh, ka nisur më herët kërkimet për këtë sëmundje. Ai zbuloi se tek kafshët, se mutacionet në gjenin C90RF72, shkaktojnë sëmundjen e parkinsonit.

Ky zbulim shihet si mjaft i rëndësishme për mjekësinë botërore, pasi parkinsoni shkaktohet nga vdekja e neuroneve që lidhin muskujt me trurin. Sipas Kabashit, ky është një hap mjaft i madh në gjetjen e shtigjeve të reja për kurimin e kësaj sëmundjeje.

Fundamenti

Një studiues kanadez u shpreh mjaft krenar për zbulimin e Kabashit. “Jemi shumë krenar për këtë gjetje të doktor Kabashit. Ne e mbështesim punën e tij, shkruan “Shekulli”.

Kabashi është studiues i njohur në Kanada. Ai drejton grupin kërkimor për sëmundjen e sistemit nervor në Universitetin e Montrealit.