Eko Higjiena

Shkencëtari, në burg prej Miss Bikini 2007

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Profesori i një instituti shkencor britanik rrezikon të mbyllë jetën e tij në një burg argjentinas, pasi u zbulua duke transportuar drogë për llogari të “Miss World Bikini 2007”.

Të paktën kjo është historia që rrëfeu Paul Frampton, i diplomuar nga Universiteti i Oksfordit, pasi u ndalua në një aeroport në Buenos Aires në janar, duke u përpjekur që të ngjitej në një avion për në Peru me dy kilogramë kokainë në valixhen e tij.

Sipas Frampton, ai ishte duke folur me bukuroshen çeke Denise Milani, 32-vjeçare, e cila e tërhoqi në këto udhëtime në Amerikën e Jugut, pasi shkëmbenin vazhdimisht mesazhe në internet.

Më pas, atij iu kërkuar nga fituesja e Miss Bikini në 2007-n që të mbante një valixhe për të, por tashmë sipas shkencëtarit, është e qartë se atij iu ngrit një kurth nga mafia latine.

FIDANISHTJA

Udhëtimi që të dy kishin rënë dakord do të përshkronte disa vende të Amerikës së Jugut, përpara se të bashkoheshin bashkë dhe të nisnin një jetë të re me njëri-tjetrin.

Nga hetimet paraprake, nuk është arritur të përcaktohet nëse Milani, e cila jeton në SHBA, është me të vërtetë e përfshirë në këtë çështje apo nëse emri i saj thjesht është përdorur nga persona të tjerë.

Ndërkohë, 68-vjeçari Frampton, i cili mban edhe titullin e nderit në Oksford, ku edhe ka dhënë mësim, përballet tashmë me mundësinë e dënimit me 16 vjet heqje lirie në një burg argjentinas.

“Ndoshta duhet të kisha kuptuar se ishte një mashtrim, por mashtruesit në këtë rast u treguan shumë të zgjuar dhe të aftë. Nuk e dija që këta njerëz ekzistonin deri më sot. Në mendjen time, isha duke bashkëbiseduar për 11 javë me radhë me një modele”, deklaroi shkencëtari gjatë gjyqit të tij.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.