RCCOLA

Shkencëtari britanik bojkoton Izraelin

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Londër – Fizikani britanik, Stephen Hawking, ka bërë të ditur se nuk do të ndjekë një konferencë ndërkombëtare, e cila do të mbahet në Izrael muajin e ardhshëm, sepse “ka vendosur që t’i përgjigjet pozitivisht thirrjes së palestinezëve për bojkotimin e kontakteve me akademikët izraelitë”.

Deklarata është lëshuar nga Universiteti i Kermbrixhit.

Uji Dea

Vendimi do të thotë se njëri nga shkencëtarët më të famshëm në botë i është bashkuar bojkotit, i cili kundërshton trajtimin e palestinezëve nga ana e Izraelit.

Konferenca e qershorit në Izrael organizohet nga presidenti i këtij vendi, Shimon Perez. Temë e takimit do të jetë “Përballja me të nesërmen – 2013”.