Shkencëtarët zbulojnë lloj të ri të diabetit

Shumica e njerëzve ka dëgjuar për diabetin e tipit 1 dhe atë të tipit 2.
Mirëpo, shkencëtarët kanë zbuluar edhe një lloj të ri të kësaj sëmundje. Bëhet fjalë për tipin e diabetit 3c, që shkaktohet me dëmtimet te inflamacionet, tumoret apo operacionet e pankreasit, transmeton gazeta Kosova Sot.
Dëmtimi i atij organi jo vetëm se ndikon në aftësinë e prodhimit të insulinës, por edhe proteinave që janë të nevojshme për tretjen e ushqimit, si dhe hormoneve tjera.
Studimi dëshmon se shumë raste të diabetit 3c në mënyrë të gabuar janë diagnostikuar si të tipit 2.
(Kosova Sot)