RCCOLA

Shkencëtarët’ që gjithë kohën ankohen për buxhet!

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Për veprimtari kërkimore-shkencore, ndahet 0.7 për qind nga buxheti i tërësishëm i Kosovës. Mirëpo, ky buxhet nuk arrin asnjëherë që të shpenzohet i tëri, pasi në Kosovë hulumtimet kërkimo-shkencore janë të pakta.

Deputeti Ramë Vataj, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, thotë se hulumtimet shkencore në Kosovë bëhen më tepër në mënyrë individuale se sa ekipore. Kjo, pasi siç thotë ai, mungojnë instrumentet, pajisjet laboratorike dhe mekanizmi stimulues, konkretisht për shkencat eksperimentale-laboratorike.

RCCOLA

“Ata që merren me hulumtime shkencore janë të paktë dhe shumica e këtyre të paktëve hulumtimet i bëjnë me tepër jashtë Kosovës, ose një pjesë te rezultateve të tyre në bashkëpunim me hulumtues të jashtëm”… (Tribuna).