Fundamenti

Shkencëtarët: Diabeti është shenjë paralajmëruese e kancerit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Është konsideruar si sëmundja e shekullit, por faktet shkencore tregojnë se është shumë me e rrezikshme seç mund ta keni imagjinuar. Të qenët me diabet mund të jetë shenja e parë paralajmëruese e një prej formave më vdekjeprurëse të kancerit, kanë zbuluar shkencëtarët.

Gjysma e pacientëve të diagnostikuar me kancer të pankreasit kanë treguar se janë diagnostikuar me diabet të tipit 2 një vit më parë.

Kjo sëmundje është shumë e vështirë të diagnostikohet në fazat e saj të para, duke qenë se simptomat janë shpesh të rralla. Shumica e zbulojnë atë kur është shumë vonë dhe nuk mund të shërohet.

Shkencëtarët shpresojnë që me diagnostikimin e diabetit të mund të përcaktojnë edhe rrezikun për zhvillimin e kancerit.

Fundamenti

Një ekip me shkencëtarë nga e gjithë bota analizuan të dhënat mjekësore të gati 1 milion italianëve dhe belgëve që vuanin nga diabeti i tipit 2 dhe kishin zbuluar së fundmi se ishin prekur nga kanceri i pankreasit. Gati 50% e tyre ishin diagnostikuar me këtë sëmundje brenda vitit që kishin marrë vesh se vuanin nga diabeti.

Hulumtuesit shkencorë zbuluan gjithashtu se ata ishin 4 herë më të rrezikuar që të diagnostikoheshin me kancer në 3 muajt e para të trajtimit të diabetit, shkruan Shendeti.com.

Të dhënat mjekësore dhe llojet e ilaçeve që marrin për diabetin mund të shërbejnë për të zbuluar ata që janë në rrezik, thonë shkencëtarët nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimit në Lion të Francës.

Rezultatet e këtij studimi u bënë të ditura gjatë Kongresit Evropian të Kancerit 2017, në Amsterdam.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.