UBT

Shkencëtares shqiptare, çmimi më i lartë evropian për informatikë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Me 2.3 milionë euro, ky është çmimi me vlerën më të lartë monetare që ndahet në Evropë

Mira Mezini, profesoreshë e informatikës në Universitetin e Darmstadtit, Gjermani, është fituese e çmimit ERC Advanced Grant me shumën prej 2.3 milionë që e ndan Këshilli për Promovim të hulumtimeve shkencore (European Research Council – ERC).

Ky është çmimi me vlerën më të lartë monetare që ndahet në Evropë. Me këtë shumë parash ajo planifikon të vejë bazat për programimin softuerik të programit Cloud.

Ky çmim jepet nga Bashkimi Evropian prej vitit 2007. Shkencëtarëve që fitojnë këtë çmim në fakt u ofrohen mjete për zhvillimin e projekteve bazike në fushën e tyre të studimit.

Mobi Casa

Me 2.3 milionët e fituar, profesoresha Mezini planifikon hulumtimin e koncepteve të reja të programimit që janë në përputhje me sfidat që paraqesin realitetet e “llogaritjeve në Cloud”.

Në kuadrin e programit të saj PACE (Programming Abstractions for Applications in Cloud Environments) Mezini do të ngre n jë ekip prej 7 shkencëtarësh që do të përpunojnë si bazat teorike ashtu edhe prototipet e koncepteve të synuara të programimit.

Mezini, 45 vjeçe, ka studiuar informatikën në Universitetin e Tiranës ndërsa në vitin 1997 ka promovuar nüe universitetin Siegen, Gjermani. Pas tri vitesh të kaluara në Northern University Boston, ajo hulumton nga viti 2000 në Universitetin e Darmstadtit.

Në vitet 2005 e 2006 ajo është shpërblyer me çmimin IBM Eclipse Innovation Award. Ndërsa me çmimin ERC Advanced Grant, Mezini bëhet shkencëtarja e parë e informatikës nga Gjemrania që fition një çmim të tillë elitar.(albinfo)