Eko Higjiena

Shkëmbimi i territoreve, vështirë i realizueshëm

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ideja e shkrimtarit Rexhep Qosja për t’i dhënë fund konfliktit mes Kosovës e Serbisë duke shkëmbyer territore, nuk mund të realizohet lehtë në rrethanat e tanishme. Kështu kanë vlerësuar njohësit e çështjeve politike në Kosovë, sipas të cilëve, një gjë e tillë nuk do të mundë të ndodhë, shkruan sot, gazeta Zeri.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e opozitës vlerësojnë se një ide e tillë është krejtësisht e gabuar. Sipas tyre, Kosova tashmë i ka kufijtë e vet dhe një gjë e tillë nuk do të mundë të ndodhë. Pavarësisht tyre, vite më parë përfaqësues të Serbisë e të Rusisë patën dhënë idenë për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës e Serbisë si mundësinë më të mirë për të dyja palët, duke ia dhënë Serbisë veriun, ndërsa Kosovës Luginën.

Qosja: Çështja zgjidhet vetëm me shkëmbim territoresh

United Hospital

Shkrimtari Rexhep Qosja tha para dy ditësh se konflikti mes Kosovës e Serbisë mund të zgjidhet vetëm me shkëmbim territoresh.

“Çështja serbe mund të zgjidhet duke u shkëputur një pjesë e Kosovës dhe duke u bashkuar Lugina e Preshevës me Kosovën. Kjo nuk është e lehtë dhe ne mund të mendojmë se Serbia nuk do të pajtohet lehtë”, ka thënë Qosja për “Klan”.

E idenë për shkëmbim territoresh e pati mbështetur edhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, i cili kishte thënë se ndarja e Kosovës do të ishte njëra nga zgjidhjet më të mira si për serbët, ashtu edhe për shqiptarët. Kjo deklaratë e Daçiqit pati ardhur menjëherë pas intervistës që pati dhënë për “Zërin” ish-udhëheqësi i Zyrës ruse në Prishtinë, Andrey Y. Shugurov.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.