UBT

Shkëmbimi i territoreve, Kurti: Projekti ka dështuar, por ideja nuk ka vdekur – liderët autoritarë flisnin për tokën si të ishin prona private

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri i vendit, Albin Kurti gjatë diskutimit të tij në kuadër të Forumit të Paqes tha se po jetojmë në kohën kur projekti i shkëmbimit të tokave ka dështuar, por ideja siç tha ai ende nuk ka vdekur.

Kurti në diskutimin “Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt” i cili po moderohet nga Pascal Boniface, drejtor i Institutit francez për Çështje Ndërkombëtare dhe Strategjike (IRIS) tha më tej se njerëzit që kanë parë ëndrra për shumë vite për ndarjen e Kosovës apo shkëmbimin e territoreve është e vështirë ta braktisin këtë nostalgji dhe të angazhohen në zgjidhje demokratike e evropiane, raporton Telegrafi.

“Ne po jetojmë në kohën ku ky projekt i këmbimit të tokave ka dështuar, por ideja nuk ka vdekur ende dhe e shoh shumë shpesh kudo që takohem ose dëgjoj presidentin e Serbisë që flet publikisht që angazhohet në diskutimet në dialog në Bruksel sepse fantazitë mund të mos jenë reale po e kushtëzojnë të menduarit dhe sjelljen…”, tha kryeministri.

Eco Higjiena

Ai tha më tej se përkundër dështimit të projektit si të tillë, ideja ekziston ende, por pa ndonjë gjasë të madhe të hyjë në fuqi.

“Ky projekti i këmbimit të territoreve ka pasur homolog edhe në Kosovë, një prej paraardhëseve të mi, pasi në atë kohë është parë si një rregullim, korrigjim i shpejtë midis liderëve autoritarë që flasin për popullin si familje të tyre e që flasin për territore të shtetit të tyre si të ishin prona private”, tha Kurti. /Telegrafi/