ARKATANA

Shkëmbime takimesh Bujanoc-Kamenicë, do të rregullohet ura Karaqevë-Breznicë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Një delegacioni i përbërë nga shefi i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Valdet Sadiku dhe kryetari i komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati janë pritur nga kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi.

“Qëllimi i kësaj vizite ishte vendosja e një bashkëpunimi në mes të dy këtyre komunave me qëllim të vendosjes së një bashkëpunimi më efikas të përgatitjes dhe paraqitjes në projekte të përbashkëta si dhe mbrojtjen e interesave të përbashkëta të dy këtyre komunave”, deklaroi pas takimi Shaip Kamberi.

Sipas Kamberit shumë shpejt edhe delegacioni nga Bujanoci do ta vizitoj komunën e Kamenicës dhe se ky bashkëpunim besoj që do të jetë sa më afatgjatë, shkruan Titulli.com.

Eco Higjiena

Ndërsa Qëndron Kastrati theksoi se kjo ishte vizita e parë në komunë të Bujanocit duke shpresuar se që bashkëpunimi ynë do të thellohet edhe më shumë në realizimin e projekteve dhe aspiratave të përbashkëta.

Ai u shpreh se temë bisedimi ishte edhe restaurimi i urës Karaçevë-Breznicë që i mundëson qytetarëve kalimin në të dy anët e kalimit administrativ mes Kosovës dhe Serbisë.

Pjesë e delegacionit ishin edhe përfaqësues tjerë të administratës komunale të komunës së Kamenicës./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.