UBT

Shkëlzen Maliqi: SHBA-ja ka treguar mjaft durim ndaj arrogancës së Kurtit

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Njohësi i çështjeve politike, Shkëlzen Maliqi ka folur për takimin e nesërm të ftuar nga ambasada për çështjen e asociacionit, si dhe qëndrimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti përkitazi me këtë çështje.

Maliqi ka thënë se situata aktuale është e palakmueshme për Kurtin, por dhe për Kosovën.

“E ka vetë fajin për këtë, sepse prej kohës po përpiqet që të zhvillojë politikë “sovraniste” duke ndërmarrë me këmbëngulje masa politike që kanë prodhuar kriza të njëpasnjëshme gjatë vitit 2022, të gjitha këto pa koordinim me SHBA-të dhe partnerët perëndimorë, madje edhe duke refuzuar hapur kërkesat e Uashingtonit që t’i jepet kohë diplomacisë perëndimore që të përgatiten kushtet e arritjes së një marrëveshje të avancuar mes Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri Kurti ka shfaqur tërë kohën idetë e veta për procesin, dhe i bindej SHBA-ve, dhe këtë jo plotësisht, vetëm kur politikat e t’ia dështonin ose e sillnin gjendjen buzë konflikteve të armatosura në Veri të Kosovës. Washintoni nuk është më i gatshëm që të tolerojë obstruksionet e Kryeministrit Kurti, dhe nesër i ka ftuar në ambasadën amerikane të gjithë ata faktorët politikë dhe të shoqërisë civile që janë të gatshëm të bisedojnë rreth përmbushjes së një obligimi ndërkombëtarë që e ka Qeveria e Kosovës, rreth krijimit të Asociacionit”, ka thënë Maliqi.

Më tutje, ai ka thënë se administrata Biden ka treguar mjaft durim siç e quan ai, arrogancën e Kurtit, dhe pasi që çështja e marrëveshjes Kosovë- Serbi, është më rëndësi për stabilizimin e rajonit, ShBA, sipas tij, e ka vlerësuar si të domosdoshme konsultat me krejt spektrin politik të Kosovës, dhe ai do të mbahet edhe pa Kurtin.

Hidromorava

“Edhe Presidentja Osmani ka vendos me e dërgua dikë të kabinetit të saj në takim, kurse Kurti doli vetëm më një konstatim, me pikë çuditëse, se as nuk është ftuar për këtë bisedë. Mendoj se Kurti bën gabim trashanik. Ndërmjetësuesi amerikanë Derek Chollet e ka publikuar dje një shkrim autorial rreth Asociacionit, ku tregon qartë se kompetencat dhe funksionet e asociacionit që nuk rrezikojnë Republikën e Kosovës. Në te shprehet se “kundërshton ashpër çfarëdo përpjekje që Asociacioni t’i përngjajë Republika Srpska”, që Kryeministri Kurti e ka përmendur gjithnjë si argument kundër pse nuk duhet të ketë Asociacion. Takimi i nesërm do të jetë besoj sqarimin për politikat në esencë autiste të Kurtit. Pas këtij takimi ai do ta ketë shansin e fundit që të kyçet në proces dhe kontribuon për arritjen e marrëveshjes me Serbinë, që edhe vetë ka thënë se avancon pozitën e Kosovës. Nëse nuk e bën këtë, nuk do t’i kemi punët mirë”, ka theksuar ai për Indeksonline.

I pyetur rreth mundësisë së rrëzimit të qeverisë, dhe shkuarjes së vendit në zgjedhje të parakohshme, Maliqi ka thënë se nëse krijohet një front i gjerë kundër tij, dhe Qeveria Kurti humb hapësirën manovruese, do të ishte vendim më i drejtë që të shpallën zgjedhjet dhe të shihet se a e ka Kurti ende përkrahjen e shumicës.

“Nuk dua të spekuloj, por gjithsesi do të jetë autogol i Kurtit. Nëse krijohet një front i gjerë kundër tij, dhe Qeveria Kurti humb hapësirën manovruese, do të ishte vendim më i drejtë që të shpallën zgjedhjet dhe të shohim se a e ka Kurti ende përkrahjen e shumicës. Në zgjedhjet lokale para një viti VV-ja pati përjetuar fiasko, andaj edhe situata që kemi sot kërkon që Kurti t’i drejtohet elektoratit. Më korrekte do të ishte që ai të largohet me votën e popullit, dhe jo të „rrëzohet“. Mos të harrojmë se edhe Qeveria e parë Kurti është rrëzuar me 2/3 e votave në Kuvend, edhe pse atëherë akuzohej ndërmjetësuesi amerikan Grenell si nxitësi. Por, tani edhe vetë duhet të kuptoj se çështja duhet ti delegohet elektoratit, një referendumi të rij, sepse edhe 51.5 % e votës së vitit 2021 Kurti e quajti referendum”, ka përfunduar ai.