Shkëlzen Maliqi: Pa Vetëvendosjen, blloku opozitar nuk i ka numrat
Analisti politik, Shkëlzen Maliqi ka vlerësuar se dështimi eventual i marrëveshjes ndërmjet koalicionit LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosjes e vë në pikëpyetje të madhe mundësinë e formimit të qeverisë së nga partitë të cilat i kanë humbur zgjedhjet e 8 qershorit.
Maliqi për “Epokën e Re” ka deklaruar se ky koalicion pa Vetëvendosjen nuk i ka numrat për ta formuar qeverinë.
Sipas tij, tan qeveria e re mund të formohet nga ato parti që janë në gjendje të bëjnë koalicion me PDK-në, e cila i ka 37 deputetë.
Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të reja, nëse vazhdon kjo kokëfortësi e subjekteve politike. /Indeksonline/


