ARKATANA

Shkëlzen Maliqi e quan teveqel Kurtin: Nga media kroate na çoi selam se pajtohet me Amerikën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Shkëlzen Maliqi, opinionist, e ka etiketuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin si ”teveqel“.

Kjo pas intervistës së Kurtit për gazetën kroate ”Veçernji List“, ku Kurti citoi qëndrimin amerikan për për atë se çfarë duhet të jetë Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Por, Maliqi thotë se Kurti nuk përmend fare “që ka qenë gabim“.

Hidromorava

”Athua Albini, më në fund, e paska mbledh mendjen pasi që një vit e luajti lojën prej teveqelit të pabindur? Nga mediat kroate, na çoi selam kthjellësie të pajtimit të plotë me Amelikën… Vetëm diçka mungonte. Teveqeli i përrallës së moçme shqiptare çdo herë kur bënte sherre i thoshte vetës: “Gabova, mend për herën tjetër!” Mirëpo, e haronte i shkreti teveqel mësimin, dhe sërish e sërisht gabonte. Megjithatë, ka një dallim në përrallat. Teveqeli kryeministër nuk e thotë fare se ka qenë në gabim. Athua pse? Përralla në lesh, shëndeti prej nesh”, ka shkruar Maliqi në Facebook, të hënën.

Kurti gjatë asaj interviste ka thënë po ashtu se perëndimi “është duke e falur Vuçiqin”, duke shtuar se SHBA-ja dhe BE-ja kanë pritshmëri të ulëta për presidentin serb. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.