Fundamenti

Shkëlzen Maliqi alarmon: Serbët mund të rezistojmë me armë më 1 shtator

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Analisti politik nga Prishtina, Shkëlzen Maliqi ka thënë se me 1 shtator, kur Qeveria e Kosovës nis zbatimin e reciprocitetit ndaj Serbisë për çështjen e targave dhe dokumentacionit, një rezistencë e armatosur nga serbët është e mundshme.

Ai, duke folur për gazetën serbe “Danas”, ka thënë se Kosova ka mbështetjen e perëndimit për çështjen reciprocitetit.

“Për 1 shtatorin Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar nisjen e implementimit të reciprocitetit në kalimet kufitare, gjë e cila do të nxis edhe një herë rezistencë të armatosur nga serbët. Masat e reciprocitetit të Kosovës qartazi kanë mbështetjen e Perëndimit, kështu që Vuçiqit nuk i është lënë hapësirë për të kërkuar një zgjidhje tjetër”, ka thënë ai për beogradasen, transmeton Gazeta Express.

Sipas Maliqit, Beogradit po i kërkohet që ta njoh realitetin.

Uji Dea

“Duket se Beogradit po i bëhet presion që ta njoh realitetin, nëse jo drejtpërdrejt pavarësinë e Kosovës, sepse është shumë herët, atëherë ta njoh realitetin mbi reciprocitetin”, ka thënë ai.

Maliqi ka thënë se Vuçiq nuk mund ta luajë më me levën e dualitetit, duke qëndruar mes Perëndimit dhe Moskës.

“Perëndimi po i kërkon që ta marr një vendima: a dëshiron të futet në BE apo të mbajë lidhje të ngushta ekonomike, politiken dhe ushtarake me Rusinë”, ka thënë tutje ai.

Sipas Maliqit, kjo lojë nuk do t’i funksionojë Serbisë, duke shtuar se Kosova është testi i parë i saj. /GazetaExpress

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.