Uji Dea

Shkelzen Jetishi: Prindërit më thoshin “leje o djalë muzikën, se askush nuk ka bërë shtëpi nga ajo”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Shkelzen Jetishi – Xeni, në një rrëfim për emisionin “Histori Suksesi” në RTV Dukagjini ka treguar se prindërit në fillim kishin dyshime se me muzikë mund të mbijetohej.

I lindur dhe rritur në Gjakovë, Xeni qysh në fëmijëri ka pasur një pasion të veçantë për muzikën.

Ai meritat më të mëdha për zbulimin e talentit të tij në muzikë ja dedikon mësueses Lirie Dobruna.

Shkelzen Jetishi tregon se takimi i tij i parë me bashkëshorten kishte ndodhur në një kafene deri sa ishin shkollë të mesme.

“Jemi parë aty dhe që në shikim të parë më ka lindur një simpati ndaj saj. Jemi njoftuar dhe dalë nga dale si çdo takim tjetër, lidhje e marrëdhënie që krijohet”.

Këngëtari i njohur i muzikës popullore, thotë se marrja me muzikë në ato kohë ishte një sfidë e madhe.

Eco Higjiena

“Muzika në atë kohë bëhej në mënyrë amatore. Në familje më thoshin “leje o djalë muzikën, se askush nuk ka bërë shtëpi nga ajo”. As Ismet Peja, as Qamili i Vogël e as të tjerët nuk kanë jetuar nga muzika pasi bënin edhe punë tjera”.

Xeni thotë se ai ishte i vendosur për të vazhduar me muzikën dhe siç tregon, edhe pas mbarimit të shërbimit të detyruar ushtarak, krahas fakultetit kishte vazhduar të merret me muzikë.

Këngëtari nga Gjakova tregon se ai kishte ëndërr të arrinte skenat ku kishte kënduar Ismet Peja.

Ai thotë se në fillimet e karrierës së tij muzikore përpunonte këngët nga Shqipëria e mesme me të cilat edhe ka korrur sukseset e para.

Njëra ndër do thotë se është kënga “Çke moj Fiti që po qanë”, pas lansimit të së cilës ai “kishte bërë emër”./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.