UBT

Shkëlzen Gashin e duan shumë “dostat” e skuadrës, ja çfarë thonë për të

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Shkëlzen Gashi ëshë një nga futbollistët më të dashur për bashkëlojtarët dhe tifozët e Colorado Rapids.

Në faqen zyrtare të klubit ka plot lavde për sulmuesin, teksa këtë herë klubi ka vendosur t’i prezantojë tifozëve anën tjetër të Gashit, dhe këtë e bëjnë disa prej lojtarëve që i zbulojnë “sekretit” ish ­sulmuesit të Baselit.

Kevin Doyle: E pëlqen modën, gjithmonë vishet shumë bukur dhe jam xheloz për kontratën e tij me Louis Vitton

Bobby Burling: Gashi ka një koleksion makinash në shtëpinë e tij dhe e ndihmova që ta përdorte patentën edhe këtu në Amerikë. Kemi diskutuar se çfarë makine dëshironte që të blinte këtu, por ai e ka një koleksion makinash luksoze në Zvicër

Uji Dea

Dillon Powers: Një zakon të çuditshëm që njerëzit nuk e njohin rreth Gashit, është që ai vendos gjithmonë akull në gju, diçka që askush tjetër në skuadër nuk e aplikon. Megjithatë, për Shkëlzenin ky ritual është mjaft i rëndësishëm

Jared Watts: Është një profesionist i vërtetë dhe një lojtar i shkëlqyer. Por, e veçantë nga Gashi është që praktikon masazh për këmbët çdo ditë, para dhe pas stërvitjeve

Marlon Hairston: Gashi e dashuron shkencën e futbollit, por seriozisht ai ishte një përforcim i jashtëzakonshëm për skuadrën. Ai është një prej lojtarëve që ka më tepër eksperiencë dhe po paraqitet shumë mirë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.