Hidromorava

Shkëlzen Gashi refuzon Shqipërinë?

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Çfarë po ndodh kështu në Shqipëri? Gashi nuk është pjesë e kombëtares shqiptare!”. Ky është titulli me të cilin e përditshmja zvicerane “Blick” hap shkrimin e saj rreth mungesës së sulmuesit në listën e publikuar nga Gianni De Biasi për ndeshjet ndaj Lihtenshtejnit dhe Spanjës.

Por e përditshmja zvicerane nuk mbështet versionin e paraqitur nga trajneri De Biasi në konferencën e tij për shtyp kur prezantoi listën, gjatë të cilës tha se nuk kishte vendosur të grumbullonte futbollistin pasi do t’u besonte të rinjve për këto sfida. “Blick” pretendon se ka qenë Gashi ai që ka refuzuar kombëtaren shqiptare, për të shmangur një udhëtim të lodhshëm nga SHBA drejt Europës.

“Mos hoqi dorë trajneri De Biasi nga lojtari i cili është në formë të shkëlqyer te Kolorado Rapids, pavarësisht mungesës për shkak dëmtimi të Armando Sadikut? Nga lojtari i cili në javën e kaluar për herë të dytë fitoi çmimin e ‘Golit të Javës’?

HW

Jo. 28-vjeçari anuloi udhëtimin për kombëtaren për shkak të vështirësive të këtij udhëtimi. Kombëtarja luan të enjten në Lihtenshtejn, ndërsa Rapids të shtunën duhet të luajnë në Houston në javët përmbyllëse të sezonit të rregullt”, shkruhet në artikullin e “Blick”, transmeton Panorama Sport.

Nuk saktësohet ende nëse informacioni në fjalë i të përditshmes zvicerane vjen nga burime pranë lojtarit apo nëse është një aludim i gazetarëve të saj. Por nëse Gashi ka refuzuar kombëtaren për qëllime “logjistike”, atëherë mund të thuhet me plot gojë që ai i ka mbyllur dyert vetes në radhët e kuqezinjve për sa kohë që në drejtimin e tyre është Gianni De Biasi.

Ky i fundit ka treguar vazhdimisht se nuk toleron sjellje të tilla apo kapriço individuale, pavarësisht emrave, duke i mbyllur dyert e përfaqësueses futbollistëve të ndryshëm. A do të jetë Gashi shembulli i radhës?

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.