UBT

Shkëlzen Gashi: Qytetarët nuk u besojnë opozitarëve – dy nga ta janë milionerë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Pjesëmarrjen e vogël të qytetarëve në protestën e sotme të opozitës kundër Qeverisë, e kanë komentuar edhe analistët.
Shkëlzen Gashi, thotë se kjo pjesëmarrje justifikohet me faktin se qytetarët nuk u besojnë as opozitarëve kur ata bëjnë thirrje për “ç’kapjen” e shtetit.

Gashi, në një prononcim për Klan Kosova, ka thënë se si mund t’ju besohet opozitarëve kur ata protestojnë kundër korrupsionit e ku dy prej tyre janë milionerë.

Mobi Casa

Ndërsa, duke përmendur një nga kërkesat e protestës, atë për RTK-në, Gashi ka thënë se edhe këta opozitarë që sot po kërkojnë depolitizimin dhe defamiljarizimin e televizionit publik, do të vepronin njëjtë sikur të ishin në pushtet.

“Si liderët e AAK-së ashtu edhe ata të Nismës, kanë familjarë të punësuar në RTK. Ndërsa, liderët e Vetëvendosjes nuk do të punësonin familjarët e tyre në televizionin publik, por këtë do ta bënin duke punësuar militantë partiakë”, ka thënë Gashi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.