Shkëlzen Gashi në Turqi, po e kërkon një skuadër e madhe

Pas Mehës dhe Cikalleshit, një tjetër futbollist i Kombëtares sonë mund të transferohet në kampionatin turk.
Trabzonspor, kërkon që me çdo kusht të marrë shërbimet e lojtarit nga Bazeli, ndërsa përflitet për një shumë 45 milion euro që klubi turk është i gatshëm ti paguajë për golashënuesin e Superligës Zvicerane në dy sezonet e fundit.
Në Turqi, Gashi do të gjente edhe dy lojtarë të tjerë të përfaqësueses kuqezi, Alban Mehën pjesë e Konyaspor dhe Sokol Cikalleshin që luan më Istanbul Basaksehir.
Për Trabzonsporin, më parë ka luajtur edhe ishsulmuesi i Kombëtares shqiptare, Alban Bushi, tashmë menaxher i përfaqësueses.