Eko Higjiena

Shkëlzen Gashi: Ja pse zgjodha Shqipërinë para Zvicrës

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Shkëlzen Gashi dha dje një intervistë për World Soccer ku pranoi se për të zgjedhur mes Shqipërisë dhe Zvicrës i kishin mjaftuar vetëm dy ditë. Ish-sulmuesi i Basel-it pranoi se ishte transferuar në Amerikë pasi ishte në kërkim të sfidave të reja. Në këtë drejtim ai zbuloi se disa miqtë të tij futbollistë i kërkonin ndihmë që të transferoheshin në SHBA, transmeton asport.

Përpara se të luaje për Shqipërinë ke qenë pjesë e Zvicrës. Përse dhe si vendose për të përfaqësuar Shqipërinë?

Unë kam qenë pjesë e të gjitha skuadrave zinxhirë të Zvicrës. Madje isha pranë debutimit me ekipin e madh në kohën që e drejtonte Ottmar Hitzfeld. Në atë kohë edhe Shqipëria shfaqi interes për mua dhe mu desh që të merrja një vendim të rëndësishëm. Mu deshën 2-3 ditë që të vendosja.

A influencoi familja në vendimin që more?

Jo, ishte vendim i pastër sportiv. E dija se Shqipëria kishte një brez të mirë lojtarësh. Ata patën një shans të artë për të qenë pjesë e një eventi të madh dhe unë doja që të isha pjesë e atij grupi.

Ti luajte në ndeshjen më të rëndësishme të Shqipërisë, atë kundër Armenisë. Madje edhe shënove gol. Si u pritët në Shqipëri?

Ishte diçka e paimagjinueshme, çmenduri. Qindra tifozë zbritën në rrugë për të na përshëndetur dhe uruar mirëseardhjen. Ato ditë kam marrë mesazhe urimi ngatë katër cepat e botës. Sa i përket ndeshjes ishte e tensionuar. Në dhomat e zhveshjes përpara se të niste takimi të gjithë ishin serioz. Ne shënuam dy gola që në fillim por u qetësuam vetëm të tretit.

A mund t’i japësh një shpjegim suksesit të Shqipërisë?

Uji Dea

E thash edhe më lart kemi të bëjmë me një brez të ri lojtarësh të cilët luajnë në Gjermani, Angli, Zvicër dhe Itali. Tani Shqipëria ka një grup me shumë eksperiencë. Trajneri gjithashtu ka ndikuar shumë pasi duke ftuar lojtarë të rinj ka shumë opsione.

Cili është objektivi i Shqipërisë në Francë?

DO ta kemi të vështirë por ne kemi të gjitha mundësitë që të surprizojmë rivalët. Ne do të shfrytëzojmë shansin që na jepet për të bërë një paraqitje të mirë.

Gianni De Biasi është një trajner shumë taktik që i jep mjaft përparësi mbrojtjes. Sa ndryshon ndeshjet e kombëtareve me ato të klubeve?

Ne jemi shumë të kujdesshëm. Në ndeshjet ndërkombëtare nuk pranohen gabime pasi ç’di duel ka vlerë Ndërsa në ndeshjet e klubeve ke shansin që të rikuperosh hapat e gabuara.

Ti je një nga lojtarët më të famshëm të MLS-së amerikane. E ndihesh një pionier i lojtarëve që janë larguar nga Europa drejt SHBA-ve.

Shumë njerëz u habitën nga zgjedhja ime por unë doja një aventurë të re. MLS-ja është në rritje prandaj iu bashkova Kolorados. Jam ambientuar mirë dhe tani më telefonojnë miqtë për të më pyetur nëse mund të transferohen edhe ata në Amerikë.