ARKATANA

Shkëlqimi i Mërgim Mavrajt

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

I ka mjaftuar një 90- minutësh që Mavraj t’i bindë të gjithë për formën e tij. Në javën pasardhëse, trajneri Peter Stoger e hodhi Këlnin në fushën e lojës me një formacion të ndryshuar dhe me rreshtimin me 3 mbrojtës

Kjo falë sigurisë që mbrojtësi shqiptar i dha trajnerit në ndeshjen e parë në Bundesligë si titullar në barazimin me Volfsburgun. Në javën e dytë, atë përballë Hamburgut, skuadra e trajnerit Stoger ishte në fushë me një rreshtim siç trajneri nuk e kishte provuar asnjëherë këtë sezon.

Uji Dea

Dy mbrojtësit qendrorë që luajtën gjatë pjesës së parë të sezonit ishin në fushë së bashku me mbrojtësin shqiptar duke formuar një fortesë përpara portierit. Vlerësimi- Tifozët e skuadrës gjermane e kanë përfshirë Mavrajn mes lojtarëve më të mirë të këtij muaji.

Në një sondazh të bërë në faqen e klubit, ata kanë përzgjedhur shqiptarin si lojtarin e dytë më të mirë. Për ta kanë mjaftuar vetëm dy ndeshje mjaft cilësore të mbrojtësit të Kombëtares, ku në të parën ishte lojtari më i mirë në fushën e lojës falë përqindjes më të lartë të dueleve të fituara./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.