UBT

Shkëlqimi i Hadergjonajt në Zvicër

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Brazili ka pasur një mbrojtës të djathë që është quajtur perfekt për pozicionin e tij, të madhin Cafu. Mirëpo edhe Kosova ka një talent të madh që premton shumë në të ardhmen si mbrojtës i djathtë. 19-vjeçari, Florent Hadergjonaj, nga Deçani është duke u paraqitur me mjaftë sukses tek skuadra e famshme zvicerane Young Boys, ku ka zënë edhe vendin e titullarit tek verdh e zinjtë. Së fundmi talenti kosovar arriti të shënojë edhe gol në fitoren e skuadrës së tij 2:1 si vendas përballë Thunit.

Në një prononcim për Arenën, Florenti, është shprehur shumë i kënaqur me ecurinë e ndeshjeve që është duke zhvilluar tek Young Boys, ku shpreson të ketë vazhdimësi të njëjtë. “Momentalisht jam shumë i kënaqur me paraqitjet që kam bërë deri tashti tek skuadra ime. Shpresoj që të ecin punët kështu deri në fund”, u shpreh fillimisht Florenti për Arenën.

Eco Higjiena

Tutje biondi 19-vjeçar ka treguar edhe arritjen e tij deri tek skuadra e parë e Young Boys. “Deri në skuadrën e parë kam arritur falë punës së madhe që kam bërë. Kam fituar besimin e trajnerit Uli Forte dhe kjo është e rëndësishme për mua. Kur të punosh me përkushtim të madh, atëherë mund të arrish gjithçka”, u shpreh Hadergjonaj…(Tribuna – Arena).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.