UBT

Shkëlqimi dhe rënia e ‘Vetëvendosjes’

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ndarja eventuale si pasojë e përplasjeve të brendshme do të mundë ta rrëzonte nga “froni” lëvizjen “Vetëvendosje”, e cila në zgjedhjet e fundit ka fituar më së shumti ulëse në Parlament. Vlerësohet se PDK-ja dhe LDK-ja do të jenë fitueset më të mëdha nga çarja e partisë së Visar Ymerit, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Brenda një viti (2017) lëvizja “Vetëvendosje” ka arritur ta përjetojë përforcimin më të madh që nga themelimi, por në të njëjtën kohë ka marrë edhe goditjen më të fuqishme qysh prejse ka dalë në skenën politike.

Gjatë zgjedhjeve të fundit nacionale, që u mbajtën këtë vit, ky subjekt arriti të sigurojë më së shumti ulëse në Parlament, duke u bërë partia më e votuar në vend (me mbi 200 mijë vota).

FITORJA

Edhe në zgjedhjet lokale po ashtu LVV-ja fitoi tri komuna gjithsej (Prishtinën, Prizrenin dhe Dardanën), duke e rritur numrin nga një sa e kishte, në tri sosh, shkruan tutje “Zëri”.

Mirëpo ditëve të fundit kjo parti shënoi përplasjen më të thellë deri më tash. Kjo pas publikimit të disa bisedave, ku deputetja e LVV-së, Aida Dërguti, kishte ofenduar ish-liderin e kësaj partie Albin Kurtin.

Pas kësaj, deputetë e përfaqësues të tjerë të LVV-së u pozicionuan në dy taborë, disa në mbështetje të Kurtit e disa të tjerë në krah të Dërgutit, përkatësish të ish-sekretarit të partisë, Dardan Molliqaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.