Fundamenti

Shkëlqim Demhasaj huazohet te Winterthuri

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Shkëlqim Demhasaj është larguar nga Grasshopperi gjatë afatit kalimtar dimëror që ende vazhdon të jetë i hapur në Zvicër.

Sulmuesi nga Kosova nuk kishte hapësira të shumta këtë edicion me fanellën e gjigantit zviceran dhe GC ka vendosur huazimin e tij.

Demhasaj është rikthyer në Challange League, ku për gjashtë muaj është huazuar tek skuadra e Winterthurit.

25-vjeçari ka luajtur këtë edicion në vetëm 15 ndeshje për Grasshopperin, ku në shumicën nga to është inkuadruar nga banka rezervë, teksa ka shënuar një gol e ka asistuar në një tjetër.

Eco Higjiena

Ish-reprezentuesi kosovar do të qëndrojë për gjashtë muaj tek Winterthur, skuadër e cila zë vendin e tretë në Challange League dhe po kërkon inkuadrimin në Superligën e Zvicrës, pasi ndodhet vetëm dy pikë larg pozitës së parë.

Me ardhjen e Demhasajt, sulmi i Winterthur bëhet shumë më i frikshëm, pasi deçanasi e njeh mjaftë mirë Challange League ku ka shkëlqyer më parë me Schaffhausenin dhe GC.

Tek Winterthur ka Demhasaj do t’i gjejë bashkëkombësit e tij si portierin Jozef Pukaj, mbrojtësin Granit Lekkaj, mesfushorët Arlind Dakaj, Eris Abedini, Gëzim Pepsi, e Samir Ramizi si dhe sulmuesin Tician Tushi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.