Eko Higjiena

Shkëlqeu në Gjermani, Freiburgu ia vazhdon para kohe kontratën Abrashit

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Amir Abrashi është njëri nga mesfushorët më të mirë shqiptar në vitet e fundit.

Gjakovari u transferua në futbollin gjerman vitin e kaluar nga Grasshopperi zviceran tek Freiburg.

Mesfushori defensivë ishte lojtari kryesor i Freiburgut për ngjitjen në elitën e futbollit gjerman falë paraqitjeve fantastike.

Kësisoj edhe pas ngjitjes në Bundesliga, Abrashi ka shkëlqyer me Freiburgun duke bërë që klubi t’ia vazhdoi kontratën edhe për shumë vite.

Uji Dea

Klubi gjerman ka njoftuar për zgjatjen e kontratës, ndërsa viti nuk është bërë i ditur, transmeton Telegrafi.

“Amiri ka vazhduar të zhvillohet tek ne dhe është në vendin e duhur. Qëndrimi dhe aftësia e tij me topin janë çmime të vlefshme për ne”.

“Abrashi është pjesë e rëndësishme e skuadrës sonë dhe ne shkojmë së bashku përpara për t’i arritur qëllimet”, deklaroi drejtori sportiv i klubit gjerman, Jochen Saier.

26-vjeçari që nga transferimi në Freiburg ka zhvilluar 46 ndeshje zyrtare me klubin, ndërkohë duhet cekur se ai ishte futbollisti më i mirë i Shqipërisë në Kampionatin Evropian ‘Francë 2016’. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.