UBT

Shkëlqeu në “Euro 2016”, Fenerbahce kërkon Arlind Ajetin

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

“Euro 2016” ishte pa dyshim një eksperiencë e paharrueshme për Kombëtaren dhe tifozët shqiptarë, ndërsa për lojtarët kuqezi një vitrinë për të treguar cilësitë e tyre më të mira.

Nuk është e rastësishme, që pikërisht gjatë “Francë 2016”, futbollistë të ndryshëm të Kombëtares janë vënë në qendër të vëmendjes së klubeve të rëndësishme në Europë.

Një prej tyre është Arlind Ajeti, i cili e zëvendësoi më së miri Canën në ndeshjen me Francën, ndërsa në përballjen e fundit me Rumaninë u shpall madje njeriu i ndeshjes nga specialistët e UEFA-s. 22-vjecari, i cili mbylli sezonin me Forsinonen, por pa mundur të shmangte rënien nga Seria A të skuadrës së tij, i ka rritur ndjeshëm kuotat në merkato, madje së fundmi për të ka shfaqur interes edhe Fenerbahce.

Eco Higjiena

Nënkampionia e Turqisë kërkon një qendërmbrojtës të ri, për ta rreshtuar krah danezit Simon Kjaer, dhe Ajeti ka profilin e duhur për këtë rol. Sigurisht është herët për të folur për një marrëveshje përfundimtare, por është e qartë se drejtuesit e klubit turk kanë nisur kontaktet me përfaqësuesit e lojtarit, që sapo mbylli aventurën me Shqipërinë në “Euro 2016”.

Për Ajetin në fakt është interesuar edhe Pescara e sapongjitur në Serinë A, por gjithcka varet nga oferta që do t’i bëjë klubi italian. Nuk duhet anashkaluar fakti se me Fenerbahcen qëndrmbrojtës i Shqipërisë do të ketë mundësi të luajë edhe në Kupat e Europës.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.