United Hospital

Shkëlqeu ndaj Lazios në Ligën e Konferencës, pesë skuadra italiane dhe një nga La Liga telefonojnë Clujin për Ermal Krasniqin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ermal Krasniqi ka bërë hapin e madh në karrierë duke u larguar nga Ballkani dhe duke iu bashkuar gjigantit rumun CFR Cluj.

Por duket se qëndrimi i tij nuk do të jetë i gjatë në Rumani pas shpërthimit qysh në ndeshjet e para, duke zënë vend në formacionin bazë menjëherë.

Sulmuesi nga Kosova luajti edhe ndaj Lazios në Ligën e Konferencës ku ishte i pandalshëm, madje e nxori nga ndeshja me karton të kuq edhe mbrojtësin vendas Patric.

E paraqitja e mrekullueshme ndaj Lazios ka bërë që emri i Ermal Krasniqit të shënohet në listën e pesë skuadrave italiane, por edhe një nga Spanja.

Eco Higjiena

Gazeta e madhe italiane Tuttosport ka raportuar se Fiorentina Sassuolo, Torino, Udinese dhe Genoa e kanë telefonuar skuadrën rumune për të kërkuar informacione për sulmuesin malishevas.

Përveç skuadrave italiane, në garë për reprezentuesin kosovar është edhe Mallorca e Vedat Muriqit që e ka ndjek që prej transferimit të tij në Rumani.

25-vjeçari iu bashkua skuadrës rumune për 300 mijë euro nga Ballkani, derisa vlera e tij pritet të rritet ndjeshëm pas paraqitjeve fantastike me fanellën e Cluj.

Gjithnjë sipas mediave italiane, Krasniqi që ka kontratë me rumunët deri në vitin 2026 mund të largohet nga Cluj nëse vije ndonjë ofertë mbi një milionë euro. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.