UBT

Shkëlqeu me Sionin, Lenjani futet në formacionin e javës në Zvicër

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ermir Lenjani është rikthyer në formën e tij më të mirë.

Mbrojtësi shqiptar ka shkëlqyer me fanellën e Sionit në ndeshjen e fundit ndaj kampionit në fuqi Young Boys Bern.

Sion kishte epërsinë prej dy golave pas pjesës së parë, por në fund pësuan 3-2 me një rikthim të madh të vendasve.

Ishte Ermir Lenjani që shënoi golin e parë në këtë sfidë pas një asistimi nga Bastien Toma.

RCCOLA

Edhe tek goli i dytë që u regjistrua si autogol, Lenjani kishte merita pasi goditi fuqishëm ndërsa topi i devijuar nga mbrojtja vendase shkoi në rrjetë.

Falë paraqitjes së mrekullueshme ndaj kampionëve në fuqi, Lenjani ka zënë vend edhe në formacionin më të mirë të javës nga Blick. /Telegrafi/

Formacioni i javës:

Zibung, Maric,Knezevic, Ermir Lenjani, Barneta, Zuffi,Sanogo, Sulejmani, Carlinhos, Hoarau, Ashimeru.