Shkëlqeu me Atalantën, kjo është arsyeja pse nuk u grumbullua Gjimshiti me Kombëtar
Berat Gjimshiti, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, nuk është grumbulluar për dy ndeshjet kualifikuese të Evropianit, ndaj Islandës dhe Moldavisë, për shkak të një dëmtimi.
Edi Reja ka sqaruar në konferencën për shtyp, arsyen e mungesës së tij.
“Operohet sot Gjimshiti, ai ka luajtur këto javë se Atalanta kishte mungesa, më vjen keq se Gjimshitin e kam marrrë unë tek Atalanta dhe këto du ndeshje nuk do e kem”, kanë qenë fjalët e trajnerit italian.
Kështu Kombëtarja, përveç Strakoshës do të dhe mungesën e Gjimshitit, një prej lojtarëve më në formë për momentin

