UBT

Shkëlqen Përfaqësuesja e Kosovës U-19 në “Roma Caput Mundi” të Italisë

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll U-19, ka shkëlqyer në turneun e madh të futbollit “Roma Caput Mundi”, nga tri ndeshje të zhvilluara në dy ndeshje ka dal fituese ndërsa në një ndeshje ka humbur pas ekzekutimit të penaltive.

Përfaqësuesja e Kosovës në këtë turne të futbollit ka marrë pjesë me futbollist vendor, duke dëshmuar se Përzgjedhësi Ramiz Krasniqi është një trajner i kalibrit të madh, duke ju dhënë mundësi futbollistëve vendor, çka tek Përfaqësueset tjera kjo dukuri mungon.

Nga tri ndeshje të zhvilluara, Përfaqësuesja e Kosovës ka arritë të shënon 8 gola duke pësuar vetëm tri herë, ndërsa i pa mposhtur u tregua edhe portieri Auror Loxha i Trepçës 89, i cili në ndeshjen e fundit me Maltën mbrojti gjuajtjen nga pika e bardhë.

Në ndeshjen e parë djelmoshat nga Kosova në ballafaqim me përfaqësuesen e Lazios ndeshjen e mbyllën me rezultat 2-2, pas ekzekutimit të penaltive futbollistët nga Italia ishin më të mirë, golashënues për “Dardanët” ishin Qëndrim Zyba i Prishtinës dhe Albin Krasniqi i Dritës.

Eco Higjiena

Në ndeshjen e dytë djelmoshat Kosovar me lojë spektakulare mposhtin “Albionët” e Anglisë me rezultat 3-1 . Golashënues për Përfaqësuesen e Kosovës ishin Muhamet Hyseni nga KF Llapi, Albin Prapashtica e Adonis Aliu nga KF 2 Korriku.

Në ndeshjen e tretë, “Dardanët” e Kosovës edhe njëherë treguan kualitetet e tyre duke e mposhtur Maltën me rezultat 3-0, golashënues me dy gola ishte futbollisti i 2 Korrikut Albin Prapashtica dhe futbollisti i Dritës, Albin Krasniqi.

Ekspedita Kosovare në këto tri ndeshje tregoi kulturë të lartë sportive, në mesin e shumë Përfaqësueseve nga Europa.

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Ramiz Krasniqi, me stafin e tij ishte mjaft i kënaqur me lojën e treguar të futbollistëve të tij.
“Me atë që treguam në këto tri ndeshje jam shumë i kënaqur duke e ditur se në këtë turne ishim vetëm me futbollist vendor, por këta djelmosha treguan cilësi dhe kulturë sportive duke dhënë gjithçka nga potenciali i tyre. kemi mundur edhe ndeshjen ndaj Lazios ta fitojmë por ishim të lodhur nga rruga, ndërsa ndeshja ndaj Anglisë djelmoshat dhanë më të mirën e tyre dhe e deklasuam si me lojë njashtu edhe me rezultat, ndërsa ndeshja me Maltën u dëshmua se në këtë turne mjaft prestigjioz, Kosova e ka dhënë provimin e saj me notën më të lartë”, ka pohuar Krasniqi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.